Shtohen shërbimet në spitalet rajonale

TIRANË, 4 mars/ATSH/ – Për të pasur një shërbim sa më të mirë spitalor, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është duke kryer një sërë investimesh, ku kësaj here ka shtuar 6 autoambulanca të reja për tu ardhur në ndihmë qytetarëve në çdo moment.

6 autoambulancat e reja u janë akorduar spitaleve rajonale të Bulqizës, Sarandës, Fierit, Elbasanit, Lezhës dhe Beratit, duke garantuar një përgjigje të mirë dhe të shpejtë në territor, si dhe shërbime cilësore për qytetarët.

Lajmi për vënien në dispozicion të 6 autoambulancave u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila thekson se “Përmirësojmë shërbimin e urgjencës në territor, me autoambulancat moderne në spitalet rajonale dhe bashkiake”.

Ndërkohë Qeveria shqiptare është e angazhuar për ndërtimin e 300 qendrave shëndetësore në të gjithë vendin, çka do të thotë më shumë shërbime cilësore për qytetarët.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.