Shqipëria dhe Kosova, kurrikula të përbashkëta për Diasporën

TIRANË, 4 Mars /ATSH/ -Shqipëria dhe Kosova, kurrikula të përbashkëta për Diasporën.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, duke folur sot në një konferencë për shtyp mbi arritjet e Samitit të Dytë të Diasporës, u shpreh se, “në fushën e arsimit dhe kulturës falë dhe erës së re të bashkëpunimit që kanë krijuar mbledhjet e përvitshme të qeverisë tonë me qeverinë e Kosovës janë hedhur hapa të rëndësishëm përpara si kurrikulat e përbashkëta, krijimi i një databaze të përbashkët për mësuesit dhe nxënësit e shqipes në botë apo zhvillimi i seminarit të përbashkët të mësuesve të diasporës”.

Spiropali theksoi se “pjesë e angazhimit tonë për të rritur vit pas viti buxhetin për arsimin është dhe rritja e buxhetit për të financuar pajisjen me libra dhe bazë materiale si dhe rritjen e financimit për shkollat apo qendrat kulturore shqiptare nëpër botë, në mënyrë që fëmijët shqiptarë të mos humbin kontaktin me gjuhën që është aq i rëndësishëm për të ruajtur deri në fund identitetin”.

/gj.mima/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.