Reeker: Vullnet për t’u angazhuar në institucione

TIRANË, 4 mars/ATSH/ – Këshilltar i Komandantit të Forcave ushtarake amerikane në Evropë, Philip Reeker, i cili së shpejti pritet të marrë detyrën e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Europën, u shpreh se në Shqipëria janë bërë shumë përpjekje për sa i përket reformave, duke vendosur theksin te lufta ndaj korrupsionit dhe reformimi i Sistemit Gjyqësor.

Në një intervistë për “VOA” Reeker theksoi se “Shqipëria duhet të luftojë krimin e organizuar dhe të tregojë se askush nuk qëndron mbi ligjin, në mënyrë që të hapen bisedimet zyrtare për anëtarësim në Bashkimin Europian”.

Reeker tha se të gjitha partitë duhet të tregojnë se ndajnë synimet e njëjta.

“Opozita doli në rrugë dhe i djegur mandatet; duhet bërë shumë punë urgjente brenda proceseve demokratike. U kërkojmë të gjithë drejtuesve politikë që të shfaqin vullnet politik për t’u angazhuar në institucionet demokratike të Shqipërisë për t’i çuar reformat përpara. Dhe nëse palët ushtrojnë të drejtën demokratike për të protestuar, kjo duhet bërë në mënyrë paqësore”, tha Reeker.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.