MONTREAL – ”Huawei” padit autoritetet kanadeze

MONTREAL, 4 mars /ATSH-AFP/ – Kryefinancierja e gjigantit kinez në fushën e telekomunikacionit ”Huawei”, Meng Wanzhou hapi një proces gjyqësor kundër autoriteteve kanadeze me akuzën për shkelje të të drejtave kushtetuese gjatë arrestimit të saj në Vankuver në fillim të dhjetorit, bëhet e ditur nga avokatët e saj.

Avokatët e saj depozituan një padi civile në Gjykatën Supreme të ”Colombie-Britannique” në Vankuver që shënjestron anëtarët e qeverisë kanadeze, të shërbimeve të Doganës dhe të policisë federale për të marrë mbrapsht dëme dhe interesat, sipas padisë së siguruar të dielën nga media.

Meng denoncoi shkelje të rënda të të drejtave të saj kushtetuese gjatë arrestimit dhe marrjes në pyetje gjatë ndalesës së saj në aeroportin e Vankuverit 1 dhjetorin e kaluar.

Ky arrestim u bë me kërkesë të SHBA-së, e cila kërkon ekstradimin e saj, ka ngjallur një krizë të paprecedentë diplomatike mes Otavës dhe Pekinit./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.