LONDËR – May nën akuzë për blerje të votës së deputetëve

LONDËR, 4 mars /ATSH-AFP/ – Kryeministrja britanike, Theresa May u akuzua sot se ka blerë mbështetjen e deputetëve për marrëveshjen e saj të Brexit, pas prezantimit të një fondi prej 1,6 miliardë stërlinash (1,87 miliardë euro) që do të shkojnë për rajonet e disavantazhuara.

”Fondi do të lejojë stimulimin e aktivitetit ekonomik në zonat që nuk kanë përfituar nga rritja ekonomike në të njëjtën mënyrë si rajonet më të begata të vendit”, sqaroi qeveria.

‘’Kudo në të gjithë vendin, vota e popullsisë në favor të Brexit është shprehje e një dëshire për ndryshim’’, pohoi May gjatë prezantimit të fondit. Për një periudhë shumë të gjatë, fondet nuk janë shpërndarë në mënyrë të drejtë.

Më shumë se gjysma e fondeve do të shkojnë për ndarjet administrative zgjedhore të veriut dhe qendrës së Anglisë, të cilët votuan masivisht pro largimit nga BE-ja gjatë referendumit të qershorit 2016./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.