Kuvendi nesër seancë plenare, shqyrtohen disa projektligje

TIRANË, 4 Mars /ATSH/ -Kuvendi zhvillon nesër seancën plenare ku do të shqyrtohet projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 8952, datë 10.10.2002, “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, të ndryshuar”.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe Projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe Projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10416, datë 7.4.2011, “Për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor”, të ndryshuar.

Nesër Kuvendi do të shqyrtojë edhe Projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet palëve të Konventës së Bashkëpunimit Policor për Evropën Juglindore, për shkëmbimin e automatizuar të të dhënave të ADN-së, daktiloskopike dhe të të dhënave të regjistrimit të automjeteve, dhe marrëveshjes së saj zbatuese”.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe Projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes për bashkëpunimin teknik ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Zhvillimit Urban, dhe Qeverisë së Konfederatës Zvicerane, të përfaqësuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, për programin e zhvillimit rajonal për Shqipërinë, ratifikuar me ligjin nr. 66/2017”.

Kuvendi shqyrton edhe Projektvendimin “Për miratimin e planit vjetor për zbatimin e programit të statistikave zyrtare 2017-2021”.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe Projektrezolutën “Për njohjen dhe mbështetjen e veprimtarisë së mbrojtësve të të drejtave të njeriut, në promovimin, nxitjen dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, forcimin e shtetit të së drejtës dhe konsolidimin e demokracisë”.

Gjithashtu për votim është edhe Projektvendimi “Për zgjedhjen e tre anëtarëve të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar.

/gj.mima/ /a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.