Kosova këtë javë, ngritje temperaturash deri 18 gradë

PRISHTINË, 4 Mars /ATSH/.-Në Kosovë, fushat me presion të lartë atmosferik prezente gjatë kësaj jave, do të ndikojnë dukshëm në ngritjen e temperaturave maksimale.

Kjo gjendje e qëndrueshme meteorologjike do të vazhdojë gjatë gjithë javës, duke shënuar temperatura mbi vlerat e mesatareve për dekadën e parë të muajit mars.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri 4 gradë Celcius, ndërsa maksimalet e ditës 13-18 gradë.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga jugperëndimi, parashikon Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Temperaturat sot e nesër në 8 qytete të Kosovës:

 

  04.03.2019 05.03.2019
Temp. Min 0C Temp. Max 0C Temp. Min 0C Temp. Max 0C
Prishtinë 1 14 2 15
Pejë 2 13 2 15
Prizren 3 15 3 16
Podujevë 1 13 2 15
Ferizaj 1 13 2 15
Gjilan 2 14 3 15
Gjakovë 3 15 3 16
Mitrovicë 1 13 2 15

 

/b.j/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.