Klosi: Parlamenti do vazhdojë normalisht, protesta të jetë paqësore

 TIRANË, 4 mars/ATSH-A. Fortuzi/- Ministri Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi gjatë një intervistë televizive u shprehë se Kuvendi do të vijojë punën normalisht, ndërsa opozita ka zgjedhur vetë të jetë jashtë tij.

Ministri Klosi tha se zgjedhjet e ardhshme do të jenë në vitin 2021, ndërsa shtoi se opozita ka krizë dhe jo Parlamenti.

“Partia Demokratike nuk është hera e parë që ka bojkotuar Kuvendit. Kësaj radhe, PD vendosi të kapitullojë duke u larguar nga Kuvendi. Ajo që shpresojmë është që protesta të jetë qytetare dhe mos të ketë incidente. Puna në Kuvend do të vijojë normalisht”, – tha Klosi.

 

Sipas Klosit, “kjo nuk është një situatë e paprecedentë. Parlamenti është parashikuar të ketë një numër i caktuar deputetësh. Është normale që të ketë ndërrime deputetësh. Kësaj radhë kemi një numër më të madh. Kanë dëmtuar shumë parlamentarizmin në Shqipëri, si imazh, por për ne si forcë politike s’ka ndodhur asgjë e tmerrshme. Mos kërkoni të më vijë keq pse nuk është Berisha në Kuvend, apo disa deputet të tjerë që jam përplasur në kuvend”, – tha Klosi.

“E kam thënë dhe kur ishim në opozitë, por dhe tani, opozita nuk është çështje numrash, por çështje lidërshipi e programi. PD ka zgjedhur ta bëjë jashtë Kuvendit këtë punë, urojmë të gjejë një lidership më të mirë, e të paraqes një program për të marrë votat për në Kuvend në vitin 2021. Partitë, shtoi Klosi janë ide, simbole, program, lidership, nuk janë mbretëri të trashëgueshme”.

Ministri Klosi tha se gazi lotsjellës përdoret nga Policia për të shpërndarë turmat, ndërsa hoqi një paralele dhe me protestën e 21 janarit.

“Nuk i uroj askujt të përjetojë atë ndjesinë që përjetova më 21 janar, kur na hodhën gaz lotsjellës. Ky gaz në protestat e stome të opozitës, është një lëndë kimike që hidhet për të shpërndarë turmat dhe pa dëme më shumë se çfarë lejohet. Por për më shumë duhet të flasin organet kompetente”, – tha Klosi.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.