Kandidati i PD-së, Lefter Maliqi pranon mandatin e deputetit

TIRANË, 4 mars /ATSH – I. Vata/ – Kandidati i Partisë Demokratike, Lefter Maliqi  do të marrë mandatin e deputetit.

Në orët e para të mëngjesit, kandidati i PD-së, dorëzoi formularin e dekriminalizimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Me këtë veprim, i hapet rrugë KQZ-së për të marrë vendimin e zëvendësimit të mandatit, pas dorëzimit vullnetar të ish-deputeteve të PD-së.

Kandidati i PD-së Maliqi, ndodhet në listën shumë emërore për deputet në qarkun e Beratit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të mblidhet sot në orën 12:00 për t’i dhënë mandatin e deputetit 4 kandidatëve nga radhët e LSI-së, pjesë e listës zgjedhore të kësaj force politike, pas vakancave të krijuara nga djegia e mandatit nga deputetët e opozitës. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.