Nga maji, Kosova dhe Shqipëria nuk do të kenë më roming

TIRANE, 3 mars/ATSH/-  Heqja e tarifave të “roaming” në komunikimin telefonik mes Kosovës dhe Shqipërisë do të zbatohet duke nisur nga muaji maj i këtij viti. Koordinatori kombëtar i dy qeverive Fatmir Limaj, në një intervistë për Radion “Evropa e Lirë” shprehet se  heqja e tarifave dhe shumë marrëveshje tjera të arritura më parë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, janë në rrugë të mirë të zbatimit.

“Ne, si Kosovë, jemi gati menjëherë ta zbatojmë roamingun, por besoj që edhe Tirana shumë shpejt besoj përmes vendimit të Qeverisë dhe Parlamentit do ta marrë atë vendim dhe në maj nuk do të kemi problem me roamingun dhe do të zbatohet pastaj është çështja e patentë- shoferëve që pothuajse është kryer. Te çështja e qarkullimit të lirë të qytetarëve, duhet të jemi të kujdesshëm duke respektuar obligimet që kemi me Bashkimin Evropian si dy vende”, thotë Limaj.

Limaj thotë se heqja e tarifave dhe shumë marrëveshje tjera të arritura më parë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, janë në rrugë të mirë të zbatimit.

“Ne, si Kosovë, jemi gati menjëherë ta zbatojmë romingun, por besoj që edhe Tirana shumë shpejt besoj përmes vendimit të Qeverisë dhe Parlamentit do ta marr atë vendim dhe në maj nuk do të kemi problem me romingun, dhe do të zbatohet pastaj është çështja e patentë- shoferëve që pothuajse është kryer. Te çështja e qarkullimit të lirë të qytetarëve, duhet të jemi të kujdesshëm duke respektuar obligimet që kemi me Bashkimin Europian si dy vende”, thotë Limaj. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.