SIRI – Forcat kurde përparojnë kundër bastionit të fundit të ISIS-it

DAMASK, 2 mars /ATSH-DPA/ – Forcat e drejtuara nga kurdët po bëjnë përparime në drejtim të bazës së fundit që ende kontrollohet nga Shteti Islamik në lindje të Sirisë, njoftuan sot zyrtarët kurdë, një ditë pasi forcat e mbështetura nga SHBA-ja rifilluan fushatën kundër grupit xhihadist.

Muajin e kaluar, Forcat Demokratike Siriane (SDF), një milici që mbështetet nga koalicioni i drejtuar nga SHBA-ja, filloi një ofensivë madhore që synon të largojë përfundimisht ISIS-in nga fshati Baguz, bastioni i fundit i kësaj milicie radikale në lindje të Sirisë.

SDF-ja pezulloi përkohësisht luftimet, për të evakuar qindra qytetarë dhe familjarët e anëtarëve të Shtetit Islamik në zonat që luftohet. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.