SHBA – Trump i kërkon Kinës heqjen e taksave ndaj produkteve bujqësore amerikane

UASHINGTON, 2 mars /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump i kërkoi sot Kinës heqjen e tarifave doganore mbi produktet bujqësore të importuara nga SHBA-ja, pasi theksoi se bisedimet tregtare dypalëshe po ecin në rrugë të mbarë.

Në një postrim në Twitter Donald Trump i kërkoi Kinës të hiqte menjëherë të gjitha taksat ndaj produkteve tona bujqësore (përfshirë mishin e viçit, derrit).

Ai e arsyetoi kërkesën e tij me progresin e kënaqshëm të negociatave që po zhvillohen aktualisht nga dy shtetet, si dhe me vendimin për të shtyrë sine die afatin e 1 marsit, në të cilën Uashingtoni duhet të ngrinte përsëri tarifat doganore mbi importet kineze.

”Është shumë e rëndësishme për fermerët tanë të mrekullueshëm por dhe për mua”, theksoi ai./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.