Meta takon në Lezhë Kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj

TIRANË, 2 mars /ATSH – I. Vata/ – Presidenti i Republikës, Ilir Meta ndërsa ka marrë pjesë në Samitin II të Diasporës Shqiptare, që u mbajt në sheshin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” me rastin e 575-vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës, është takuar me Kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj.

Presidenti Meta shprehet se “Kënaqësi të takohesha sot në Lezhë me Kryeministrin e shtetit të Kosovës, Ramush Haradinaj”.

“Bashkimi i energjive më të mira pozitive ndihmon proceset stabilizuese e integruese në interes të përforcimit të perspektivës europiane të përbashkët” shprehet ai.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.