NJU DELHI, 2 mars /ATSH-AFP/ – Një referendum i ri për Brexit do të nxiste indinjatën e britanikëve, deklaroi sot Boris Johnson, mbështetës i zjarrtë i largimit të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian, duke drejtuar akuza ndaj liderëve të Europës.
‘’Nuk besoj se kjo është e mundur’’, tha ish-sekretari i Shtetit për Punët e Jashtme gjatë një konference shtypi në Nju Delhi, i pyetur në lidhje me thirrjet për një referendum të ri për Brexit.
‘’Besoj se zemërimi i popullsisë do të ishte aq i fortë, po mund të krahasohej me një lodhje të tejskajshme. Njerëzit do të tërboheshin ndaj idesë për të votuar sërish.
‘’Fushata për referendumin e 2016 ishte e vështirë dhe krijoi ndasi të thella në vend’’, theksoi ai, pasi siguroi se një votim i dytë do të kishte të njëjtat efekte./ / v.b/