“El Klasiko”- Publikohen formacionet zyrtare

TIRANË, 2 mars/ATSH/ – Pas dominimit të “Barcelonës” në ndeshjen e “Kupës së Mbretit” në Santiago Bernabeu përball ekipit të “Real Madridit”, të dyja ekipet do të ndeshën sërish sot në një ndeshje të vlefshme për kampionatin spanjoll.

Klasikja e sotme është mjaft e rëndësishme, pasi do të vendoset ekipi i cili ka më shumë ndeshje të fituara mes “Barcelonës” dhe “Real Madridit”, të cilët ndajnë në 241 sfida nga 95 fitore secila dhe 51 prej tyre kane përfunduar në barazim.

Për të ndryshuar diçka nga humbja e mesjavës në Kupën e Mbretit, trajneri Santiago Solari ka vendosur që të hedhë nga minuta e parë Gareth Bejlin.

Nga ana tjetër, trajneri Ernetso Valverde nuk ka në dispozicion Semedon, ndërsa në vend të portugezit do të aktivizojë Sergi Roberton.

“Real Madrid”: Kurtua; Karvahal, Varane, Ramos, Reguihon: Kasemiro, Kros, Modriç; Bejl, Benzema, Vinicius.
Trajner: Solari

“Barcelona”: Ter Shtegen, Sergi Roberto, Lenglet, Pik, Alba; Rakitiç, Busquets, Arthur, Mesi, Suarez, Dembele.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.