Veseli: Nuk do të lejojmë prishjen e marrëdhënieve me SHBA-të

PRISHTINË, 1 mars/ATSH/- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, i ka cilësuar të çuditshme deklaratat se SHBA mund të bëjë veprime që mund të jenë me rrezik për Kosovën.

Duke folur për mundësinë e largimit për kampin e Bondsteel-it nga Kosova, Haradinaj tha se këta të fundit do të vazhdojnë të qëndrojnë në Kosovë, por se duhet treguar mençuri për ta ruajtur atë.

Pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, Haradinaj tha se nuk do të lejohet që të prishen marrëdhëniet me SHBA-në.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, duke folur rreth vendimit për taksën dhe situatën e dialogut me Serbinë, theksoi se këto çështje nuk është mirë që të shfrytëzohen për konsum të brendshëm në Kosovë.

Sipas tij, taksa duhet të shërbejë për ballafaqim me Serbinë, duke shtuar se çdo qëndrim i SHBA-së duhet të jetë edhe bashkarisht i Kosovës.

“Është vizitë shumë pozitive për vet faktin se njerëzit shumë me përgjegjësi vijnë në Republikën e Kosovës, e kam takuar këtë delegacion në Shtëpinë e Bardhë, këtë pikërisht, personat përgjegjës janë njerëzit e afërt të Presidentit Trump, çdo mesazh, çdo përgjigje, çdo kërkesë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe çdo qëndrim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës duhet të jetë bashkarisht edhe i Kosovës. Ajo çfarë ne duhet bashkarisht të bëjmë është kjo: Mos ta dramatizojmë situatën, të paktën ndaj konsumit dhe rrethanave të brendshme, qoftë me situatën për dialog, dhe për të njëjtën kohë edhe për tarifën. Ato duhet t’i shërbejnë ballafaqimit me Serbinë, po e them këtë për faktin se shumë gjëra të cilat po ndodhin aktualisht këta muajt e fundit në Kosovë po shfrytëzohen për garë të brendshme dhe për motiv të brendshëm për çka po i dëmtojmë edhe qytetarët e vendit tonë”, ka thënë Veseli.

Në takimin me delegacionin amerikan, ishte raportuar se pjesë e diskutimit ishte  taksa,  por edhe mundësia  e largimit të kampit të Bondsteelit nga Kosova.

Këtë të fundit, e ka mohuar Veseli, ku sipas tij, baza e Bondsteel do të vazhdojë të qëndrojë në Kosovë. Mirëpo, sipas tij, duhet treguar mençuri për ta ruajtur atë.

/kosovapress/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.