USGS : Peruja goditet nga një tërmet 7 ballë

UASHINGTON, 1 mars /ATSH-AFP/ – Një tërmet me magnitudë 7 ballë goditi sot juglindjen e Perusë, njoftoi agjencia gjeologjike amerikane USGS (US Geological Survey).

Epiqendra e tërmetit u regjistrua në një thellësi rreth 257 kilometra, sqaron agjencia amerikane sipas së cilës tërmetet më të fuqishme në Amerikën e Jugut shënohen përgjithësisht në një thellësi rreth 70 kilometra apo edhe më pak.

Tërmeti u ndje rreth orës 08:50 GMT gati 27 kilometra në verilindje të qytetit të Azangaro, në afërsi të kufirit me Bolivinë, në një zonë malore pak të populluar./ / v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.