SPANJË – Madridi përgatitet për një Brexit pa marrëveshje

MADRID, 1 mars /ATSH-AFP/ – Spanja njoftoi të premten se ka miratuar një dekret për të minimizuar efektet e një Brexit të mundshëm pa marrëveshje mbi jetën e më shumë se 300 000 britanikëve që jetojnë në territorin e saj dhe që të mbrojë të drejtat e tyre.

Nga ana tjetër Madridi ka kërkuar që Londra të bëjë të njëjtën gjë nga ana e saj për 150 000 spanjollët që jetojnë në Britani të Madhe.

“Bëhet fjalë që të gjendet një mënyrë që asnjë qytetar britanik apo spanjoll të qëndrojë pa mbrojtje, as ai dhe as të afërmit e tij”, insistoi para medias Carmen Calvo, zëvendëspresidente e qeverisë socialiste të Pedro Sanchez. /G.S/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.