SHBA – Trump: Ka ardhur koha të hetohen demokratët

UASHINGTON, 1 mars /ATSH-ANSA/ – Ka ardhur koha që të ndërpritet kjo gjueti shtrigash e korruptuar dhe e drejtuar në mënyrë të jashtëligjshme, deklaroi presidenti amerikan, Donald Trump.

“Ka ardhur koha që të fillohet të shihet nga ana tjetër ku janë kryer krime të vërtate. Është abuzuar për shumë kohë me republikanët”, ka theksuar Trump në një mesazh të publikuar në “Twitter”.

“Duhet të përfundojë menjëherë”, vazhdon Trump duke sulmuar demokratët për përdorimin e dëshmisë së ish-avokatit të tij, Michael Cohen pasi çështja ruse nuk solli asgjë. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.