Remitancat, burim i konsiderueshëm të ardhurash për 26% të familjeve shqiptare

TIRANË, 1 mars/ATSH-Maela Marini/ “Janë rreth 1.5 milionë shqiptarë të larguar nga Shqipëria që mbajnë me remitancat e tyre 26% të familjeve shqiptare”.

Kështu deklaroi sot kryetarja e komisionit të Jashtëm, Mimi Kodheli, duke folur në panelin e dytë të Samitit të Diasporës mbi zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm.

Kodheli u shpreh se “remitancat janë po ashtu një çështje besimi te politika”.

“Remitancat janë të ardhura të konsiderueshme. Fenomen i ri sot në Shqipëri, dhe që është fenomen në rritje, janë remitancat e ardhura nga puna e shqiptarëve që largohen në mënyrë provizore nga Shqipëria dhe rikthehen me një shumë parash në atdhe”, – tha Kodheli.

Në një epokë të globalizimit, sipas Kodhelit, “bën që çdo shqiptar të largohet nga tregu shqiptar i punës dhe të kthehet në atdhe duke rritur remitancat”. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.