Ndryshime rrënjësore në qendrën shëndetësore në Petran, Përmet

TIRANË, 1 mars/ATSH/ Qendra shëndetësore në Petran, Përmet, ka pësuar një transformim rrënjësor në sajë të programit kombëtar për rehabilitimin e 300 qendrave shëndetësore në mbarë vendin.

“Mirëmëngjes dhe me ftesën që thjesht të lini syrin të bëjë dallimin, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.

Mjaft të kënaqur shprehen me këto investime edhe mjekët e kësaj qendre si dhe pacientët që marrin shërbimin aty.

Sipas dr. Vladimir Naqellari, “lagështira këtu ka qenë prezente në çdo centimetër dhe në çdo cep të godinës”. “Ndryshimet janë rrënjësore, si nata me ditën. Dihet që misioni jonë është shërbimi ndaj klientit, por që të arrish t’i bësh këto shërbime në mënyrë cilësore duhet së paku të kesh disa kushte minimale. Tani nuk kemi fjalë të flasim dhe të pretendojmë më shumë”, tha ai.

Edhe për infermierin e kësaj qendre, Mitat Kapllani, “godina ka qenë me lagështirë dhe me myk, ndërsa tani është bërë model”. /m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.