Moment transformues për arsimin, kemi nevojë për kontributin e Diasporës

TIRANË, 1 mars/ATSH/- Gjatë samitit të diasporës të mbajtur sot në Pallatin e Koncerteve, ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini mbajti fjalën e saj në panelin për arsimin dhe gjuhën shqipe në diasporë.

“Në këtë moment transformues për arsimin e lartë në Shqipëri na duhet ndihma e diasporës si kurrë më parë. Na duhen idetë dhe energjitë e kërkuesve shkencor dhe profesorëve shqiptar, që sot punojnë në universitetet më të mira në botë”, – tha Shahini.

Në panelin për arsimin ishte i pranishëm edhe zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj.

z.tosku/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.