Foto/ Pas 30 vitesh mungesë investimi, ndriçohen fshatrat në Divjakë

TIRANË, 1 mars/ATSH/ – Bashkia e Divjakës po vijon me plotësimin e nevojave në fshatra ndërsa së fundmi është vendosur ndriçim në zona të thella pas 30 vitesh mungesë investimesh.

Kryetari i bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi ka bërë të ditur se po vijon puna jo vetëm për të mbajtur premtimet e dhëna por edhe për ti ofruar komunitetit disa shërbime të cilat janë jetësore sic është uji i pijshëm, ndriçimi, pastrimi i kanaleve e shumë e shumë të tjera por që në rreth 30 vite demokraci nuk mendoi njeri te vinte dorë.

Sipas Kokoneshit, në njësinë administrative Tërbuf pas Çermë Sektorit janë bërë disa investime të rëndësishme që do të vijojnë me ndriçimin në Sulzotaj, në Çermë Pasha deri në përfundim të të gjithë fshatrave të bashkisë. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.