FOKUS – E djathta europiane shton thirrjet për sanksionimin e Orbanit

BRUKSEL, 1 mars /ATSH-AFP/ – Thirrjet për të sanksionuar kryemnistrin hungarez, Viktor Orban sa vijnë e shtohen brenda së djathtës europiane.

Hipotezat e përjashtimit nga partia e liderit populist hungarez po përforcohen, kur na ndajnë vetëm tre muaj nga rinovimi i Parlamentit Europian.

”Të gjitha opsionet janë mbi tryezë. Jemi aktualisht në proces diskutimesh brenda Partisë Popullore Europiane, PPE’’, deklaroi Manfred Weber, lideri i kësaj force politike për të përjavshmen gjermane ‘’Der Spiegel’’,  që do të botohet nesër.

PPE-ja, ku bën pjesë edhe partia Fidesz, e kryesuar po nga Orban, rigrupon partitë politike të së djathtës dhe qendrës së djathtë në shkallë europiane.

”Me deklaratat dhe fushatën e tij Viktor Orban ka dëmtuar ndjeshëm PPE-në. Nisur nga kjo arsye unë pres nga ai që të kërkojë ndjesë dhe të ndalë këto veprime’’, sqaron Weber, anëtar i CSU-së, partia simotër baraze e CDU-së e kancelares, Angela Merkel.

Kryeministri hungarez përshkallëzoi edhe më tej situatën 10 ditë më parë me nisjen e një fushate dashakeqe kundër presidentit të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker (anëtar si edhe ai i PPE-së, grupimi politik më i rëndësishëm brenda Parlamentit Europian) duke e akuzuar Brukselin se po mbështet migracionin./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.