“Chelsea”-“Juventus” përplasen për Zinedine Zidane

TIRANË, 1 mars/ATSH-Arbi Fortuzi/-Trajneri Zinedine Zidane, tri here radhazi kampion Europe me “Real Madrid” është në qendër të dëshirave të “Juventusit” në Itali dhe “Chelsea”-t në Angli. Si bardhezinjtë, ashtu edhe londinezët janë duke programuar sezonin e ri dhe sipas tabloidit “The Sun”, të dyja skuadrat duket se kanë ndërmend të ndryshojnë trajner.

“The Sun” shkruan që bardhezinjtë kërkojnë Zidane për të injektuar te skuadra frymën europiane, pasi në kampion tashmë “Juventus” duke i pakapshëm dhe objektivi mbetet Liga e Kampionëve e, ku klubi torinezë duket se has gjithnjë në problem.  Edhe vetë tekniku francezë, i preferuar i Presidentit Andrea Angelli duket se ka dëshirë të përvojë një eksperiencë te “Zonja e Vjetër”.  “Po, një ditë mund të kthehem në Torino, askush nuk e di se çfarë rezervon e ardhmja, por ajo mes meje dhe Juventusit sigurisht që mbetet një ndjenjë speciale”,  do të deklaronte Zidane disa kohë më pare, duke konfirmuar lidhjen e ngushtë që ka me klubin për të cilin luajti gjatë sezoneve 1996 -2001.

Sa i takon “Chelseat”, lodinezët janë të pakënaqur me Enricho Sarri-n, trajnerin aktual për shkak dhe të rezultateve zhgënjyese, kësisoj dhe Abrahmoviç kërkon një trajner fitues për skuadrën e tij.

Dhe kështu zgjidhja bie mbi Zizun. Trajneri francez, që ka hyrë në historinë e futbollit më tre trofe të Champions-it radhazi në krye të Real Madridit, për ta mbyllur me lavdi aventurën e tij në stolin e klubit “Los Blancos”, mund të kthehet vërtet në Torino, edhe pse gjithçka varet nga planet e Allegrit. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.