BRUKSEL, 1 mars /ATSH-AFP/ – Shkalla e papunësisë në zonën euro ka mbetur e qëndrueshme në 7,8% në janar, në nivelin më të ulët që prej tetorit 2008, njoftoi sot Zyra Europiane e statistikave Eurostat.
Kjo shifër është më e mirë se ajo që parashikuan analistët e intervistuar nga ofruesi i shërbimeve financiare Factset, të cilët e paracaktuan për 7,9%. / v.b/ a.jor.