BRUKSEL – BE-ja kërkon përmirësim të standarteve të punës në aviacion

BRUKSEL, 1 mars /ATSH-DPA/ – Bashkimi Europian duhet t’i mbrojë më mirë punonjësit e aviacionit nga shfrytëzimi, tha sot Komisioni Europian.

Ekzekutivi i BE-së nxori një raport ku thekson propozimet për të forcuar kushtet e punës për pilotët dhe ekuipazhin e kabinës, përfshirë një regullore të fortë për punën e pakontraktuar dhe të padeklaruar, që zakonisht nuk sjell përfitime apo mbrojtje.

Ky raport vjen në një çast që grevat e punonjësve në këtë industri janë rritur, kryesisht kanë spikatur ato të pilotëve dhe të ekuipazhit të kabinës të kompanisë “Ryanair” në mes të 2018. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.