ARABI SAUDITE – Riadi i heq kombësinë djalit të Bin Laden

RIAD, 1 mars /ATSH-ANSA/ – Arabia Saudite i ka hequr kombësinë Hamza Bin Laden, djali i sheikut të vdekur të terrorit, Bin Laden, pas një shpërblimi prej një milionë dollarë të vendosur nga SHBA-ja për atë që ndihmon në kapjen e tij.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan sot se ofrojnë një shpërblim prej një milion dollarësh për këdo që mund të japë informacion mbi Hamza Bin Laden, një nga fëmijët e Osama bin Ladenit.

Sipas shërbimeve sekrete të Pentagonit, djali i ish-terroristit, Hamza, është bërë udhëheqëse i organizatës terroriste Al Kaeda.

Njoftimi i shpërblimit është shpërndarë nga Departamenti i Shtetit.

BBC rikujton që Hamza dyshohet se strehohet në zonën kufitare midis Afganistanit dhe Pakistanit. /G.S/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.