ANKARA – Turqia përsërit kërkesën për ekstradimin e Gylenit

ANKARA, 1 mars /ATSH-AA/ – Ministri turk i Drejtësisë, Abdulhamit Gyl përsëriti kërkesën për ekstradimin e udhëheqësit të organizatës terroriste FETO, Fetullah Gylen, i cili strehohet në SHBA.

Gyl, në letrën dërguar sekretarit të sapoemëruar amerikan të Drejtësisë, William Barr, ka përsëritur kërkesën për ekstradimin e Gylenit dhe anëtarëve të tjerë të organizatës terroriste FETO, përgjegjëse për tentativën e grushtit të shtetit të 15 korrikut 2016 në Turqi.

Ministri turk i bëri thirrje gjithashtu për hetime më të gjera në lidhje me veprimtarinë e FETO-s në SHBA për të zbuluar fytyrën e vërtetë të kësaj organizate terroriste.

FETO me në krye Gylenin është përgjegjëse për tentimin e dështuar të grusht shtetit në Turqi më 15 korrik 2016, në të cilën terroristët e FETO-s vranë 251 persona dhe plagosën rreth 2 200 të tjerë.

Turqia ka kërkuar disa herë nga autoritetet amerikane ekstradimin e Gylenit dhe anëtarëve të tjerë të FETO-s./ /os/ a.jor.

 

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.