Tiranë/ Investimet në rrjet, kufizohet energjia në disa zona

TIRANË, 28 shkurt/ATSH/ – Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) do të kryejë disa punime të planifikuara në nënstacionin rajonal, duke kufizuar energjinë elektrike për disa zona.

OSHEE bën me dije se në datë 1 mars do të stakohet energjia elektrike gjatë intervalit kohor 09:00-15:00, duke kufizuar energjinë elektrike në disa zona: Bathore pjesërisht dhe nga ora 09:00-14:00 do të mbetet pa energji rruga “Irfan Tomini” pjesërisht.

Për të përmirësuar shërbimin ndaj qytetarit, si dhe furnizimin cilësor me energji elektrike, OSHEE është duke kryer një sërë investimesh.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.