SHKUP – Ahmeti: Dakord me Zaevin për kandidat të përbashkët presidencial

SHKUP, 28 shkurt /ATSH-MIA/ – Kryetari i partisë BDI, Ali Ahmeti pas takimit me kryeministrin dhe liderin e LSDM-së Zoran Zaev, deklaroi se janë marrë vesh që në zgjedhjet presidenciale të dalin me kandidat të përbashkët.

Emrin do të bëhet i ditur ditën e premte.

“U dakorduam që në këto zgjedhje të dalim me kandidat të përbashkët. Kishim takim të rëndësishëm përmbajtësor, bëmë analizë esenciale, vendosëm se duhet vënë një standard në vendin tonë. Edhe pse për këtë kishte tentime edhe më parë, por nuk kanë qenë të suksesshme”, tha Ahmeti për mediat pas takimit njëorësh me Zaevin.

“Kemi mjaftueshëm parti politikisht të pjekura, por edhe shoqëri e cila të mund të sjellë vendim të përbashkët për presidentin e shtetit”, theksoi  ai.

”Në ditët në vijim, do të vazhdojnë konsultimet me partitë e tjera politike të bllokut shqiptar lidhur me kandidatin e përbashkët për president’’, përfundoi Ahmeti./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.