RUSI – Putini bisedon me kryeministrin indian për tensionet me Pakistanin

MOSKË, 28 shkurt /ATSH-AA/ – Presidenti rus, Vladimir Putin, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin indian, Narendra Modi, ku kanë disktuar për tensionet e fundit midis Indisë dhe Pakistanit.

Në një njoftim nga Kremlini thuhet se “Putini theksoi ka shpresë që së shpejti do të gjendet një zgjidhje për situatën aktuale në Kashmir”.

Më tej, theksohet se presidenti rus po ashtu ftoi kryeministrin indian në forumin ekonomik, që do të mbahet në qytetin rus Vladivostok në shtator të këtij viti.

Tensionet mes Indisë dhe Pakistanit mbi krizën e Kashmirit u përshkallëzuan më 14 shkurt, kur një sulm me bombë ndaj një karvani paraushtarak vrau 44 ushtarë indianë dhe plagosi 20 të tjerë. India akuzon Pakistanin për sulmin, por kjo e fundit ka hedhur poshtë akuzat dhe e ka dënuar këtë sulm.

Të martën, forcat indiane kryen sulme ajrore në një kamp që ndodhet në anën pakistaneze të vijës së ndarjes.

Tensionet u përshkallëzuan edhe më tej të mërkurën, kur ushtria pakistanze rrëzoi dy avionë ushtarak indianë që shkelën në hapësirën ajrore të Pakistanit. Nga ana tjetër, tre avionë pakistanezë shkelën në hapësirën ajrore indiane, gjë që shkaktoi reagimin e forcave indiane. Mediat lokale raportojnë se forcat indiane kishin rrëzuar një avion pakistanez F-16.

Për shkak të konfliktit në Kashmir, auroritetet e Pakistanit dhe Indisë mbyllën shumicën e aeroporteve dhe hapësirën ajrore për fluturime civile.

SHBA-të, BE-ja, Turqia dhe shumë vende të tjera u kanë bërë thirrje të dy vendeve të përmbahen nga eskalimi i situatës dhe të zgjidhin dallimet përmes dialogut. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.