Reforma zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR

TIRANË, 28 shkurt /ATSH – A. ALLA/ – ”Është për të ardhur keq që të dy grupet nuk mundën të mbërrinin në një amendament të përbashkët. Megjithëse mendova që të dy kryetarët e komisionit ad hoc kanë qenë shumë të kuptueshëm dhe mund të kishin prodhuar një amendim të përbashkët të dakorduar nga të dyja palët, por është e qartë që mungon vullneti politik”, u shpreh raportuesi për Shqipërinë në PE, eurodeputeti Knut Fleckenstein duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari mbi reformën zgjedhore.

”Në fund duhet të shohim në qoftë se do të kemi një ligj të ri zgjedhor dhe nëse ky ligj i ri është në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR. Ne po presim për këtë gjë, parlamenti është i gatshëm për të punuar dhe më pas do shohim rezultatet”, tha Fleckenstein.

”Do ta kishim vlerësuar në fakt dhe do kishte qenë shumë mirë nëse opozita dhe mazhoranca do kishin mbërritur në një zgjidhje të përbashkët. Megjithatë ata që trajtojnë gjërat janë në rrugën e duhur ndërkohë ata që merren me politikën ndoshta nuk janë në rrugën e duhur”, përfundoi eurodeputeti Knut Fleckenstein. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.