Pacolli merr pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të OBI

PRISHTINË, 28 shkurt /ATSH/ – Me ftesë të autoriteteve të shtetit pritës Emirateve të Bashkuara Arabe, zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, udhëtoi për në Abu Dhabi, për të marrë pjesë dhe përfaqësuar Kosovën në sesionin e 46-të të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, që do të zhvillojë punimet më datën 1 dhe 2 mars.

Në sesionin “50 vjet të Bashkëpunimit Islamik: Udhërrëfyesi për Prosperitet dhe Zhvillim”, pritet të marrin pjesë përfaqësues nga 56 shtete anëtare dhe nga pesë shtese vëzhguese të kësaj organizate, ndërsa kryediplomati kosovar, Pacolli, pritet të zhvillojë një sërë takimesh në margjina të punimeve të kësaj ngjarje. /KosovaPress//e.malaj/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.