Kukës/ Koncert i Ansamblit të Valleve Popullore bullgare “Vangeloff”

TIRANË, 28 shkurt/ATSH/ Folklori i pasur bullgar erdhi përpara publikut kuksian nën interpretimin e Ansamblit të Valleve Popullore bullgare “Vangeloff”.

Artistët performuan valle me motive dhe muzikë të traditës bullgare, me tematika të larmishme dhe koreografi që kanë hyrë në “Fondin e Artë” të trashëgimisë bullgare.

Aktivitetin e përshëndeti edhe ambasadori i Bullgarisë në Shqipëri, Momtchil Stoyanov Raytchevski.

Në skenën e Pallatit të Kulturës “Hasan Prishtina” performoi edhe grupi artistik i Shishtavecit me disa koreografi folklorike nga treva e Gorës.

Ky koncert u organizua me rastin e Festës Kombëtare të Republikës së Bullgarisë, nga Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri dhe Konsullata e Nderit e Republikës së Bullgarisë në bashkëpunim me bashkinë Kukës.

/m.m/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.