KQZ, akt nënligjor për kontrollin e financave të partive

TIRANË, 28 shkurt /ATSH – I. Vata/ – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po njihet me praktika antikorrupsion të kontrollit dhe hetimin e financave të partive politike.

Prej dy ditësh, administrata e KQZ-së dhe ekspertët e monitorimit financiar u njohën me praktikat që ndjek Agjencia Letoneze për Parandalimin dhe Luftimin e Korrupsionit (KNAB) në lidhje me verifikimin, kontrollin dhe hetimin e financave të partive politike.

Aktualisht, KQZ po punon për hartimin e një akti nënligjor për verifikimin dhe kontrollin e financave të partive politike me mbështetjen e Ambasadës britanike në Tiranë nëpërmjet programit të Institutit Demokratik Amerikan (NDI) për rregullimin efektiv të financimit politik në Shqipëri. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.