Fuga: PE kundër kërkesave të opozitës, parlamenti dhe qeveria janë legjitime

TIRANË, 28 shkurt /ATSH/ – Drejtori i Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga ka reaguar pas konferencës për shtyp të deputetëve të delegacionit të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian.

“PE kundër metodave të opozitës (djegia e mandateve & dhuna), kundër kërkesave të opozitës (qeveri tranzitore & zgjedhje të reja), kundër kauzës së opozitës (zgjedhjet e 2017 ishin të blera). Shkurt & qartë: Parlamenti dhe qeveria janë legjitime. Zgjedhjet 2017 sipas standardeve”, shprehet Fuga në reagimin e tij.

/gj.mima/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.