FRANCË – Macron & Merkel: Më shumë kohë për Brexit nëse Londra e kërkon

PARIS, 28 shkurt /ATSH-ANSA/ – Nëse britanikët duan më shumë kohë mund të shqyrtojmë një kërkesë për zgjatje të afatit të daljes nga BE, theksoi presidenti francez Emmanuel Macron duke këmbëngulur megjithatë për nevojën e qëllimeve të qarta nga ana e Londrës.

“Siç tha Michel Barnier, ne nuk kemi nevojë për kohë, por për vendime dhe kemi nevojë për kohë për të siguruar një vizion dhe projekt të qartë për të ardhmen e marrëdhënieve midis BE-së dhe Britanisë së Madhe’’, theksoi Macron.

Madje Merkel tha se ‘’ishte gati të jepte më shumë kohë nëse Londra e kërkonte atë’’.

”Pika themelore është një dalje e rregullt e Britanisë së Madhe nga BE-ja’’, shtoi ajo.

Merkel dhe Macron u takuan në Élysée për të diskutuar temat e rendit e ditës në Këshillin Europian të 21 marsit, ku përveç Brexit, raporteve transatlantike dhe situatës ndërkombëtare, diskutuan edhe çështjet e mbrojtjes franko-gjermane./  /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.