Eurodeputeti Kyuchyuk: Zgjidhje të krizës politike në emër të së ardhmes

TIRANË, 28 shkurt /ATSH/ “Opozita dhe qeveria duhet të gjejnë një zgjidhje për krizën politike në emër të së ardhmes dhe stabilitetit të vendit”.

Eurodeputeti nga Bullgaria, Ilhan Kyuchyuk, pjesë e Delegacionit të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian që vizitoi Shqipërinë thekson se, “dita e parë e vizitës sime në Shqipëri ishte shumë produktive dhe e frytshme. Së bashku me kolegët e mi u takuam politikanët dhe Kryeministrin e vendit Edi Rama. Opozita dhe qeveria duhet të gjejnë një zgjidhje për krizën politike në emër të së ardhmes dhe stabilitetit të vendit”.

/gj.mima/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.