BE – Rritet rreziku i një ndërhyrje ruse në zgjedhejt europiane

BRUKSEL, 28 shkurt /ATSH-AFP/ – Disa muaj nga zgjedhejt europiane, qeveritë dhe përgjegjësit shtojnë paralajmërimet kundër një ndërhyrje të mundshme kibernetike ruse në fushatën elektorale, duke iu trembur impaktit në vendet që kanë një ndarje veçanërisht të thellë në opinone.

“Probabiliteti është i fuqishëm që personat të përpiqen të manipulojnë debatin dhe të trukojnë rezultatet e zgjedhjeve europiane”, gjykoi javën e fundit Julian King, komisioneri europian për Sigurinë e Unionit në një intervistë për gazetën “L’Alsace”.

“Ndërhyrjet e huaja në BE dhe në fushtatën elektorale europiane në maj janë një shqetësim i ndarë nga të gjithë europianët”, theksoi ministrja franceze e Çështjeve Europiane, Nathalie Loiseau, për gazetën “Le Monde”.

Nga ana tjetër edhe Shërbimi Europian për Veprimin e Jashtëm të BE-së ka ngritur një strukturë në divizionin e saj “East Stratcom”, të ngarkuar për të luftuar kundër përhapjes së lajmeve të rreme në rrjetet sociale. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.