Transporti i mallrave me rrugë aeroportuale u rrit me 8,8%

TIRANË, 27 shkurt /ATSH/ – Transporti me rrugë ajrore ka dominuar kërkesën jo vetëm për lëvizjen e pasagjerëve, por edhe për mallrat.

INSTAT publikoi shifrat e transportit për muajin janar 2019, ku evidenton se volumi i mallrave të transportuar me rrugë ajrore është 198 tonë, duke u rritur 8,8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018.

Sipas Institutit të Statistikave, në strukturën e eksport/importeve, në muajin janar 209, eksportet e mallrave me rrugë ajrore zunë 0,3% të totalit, ndërsa importet zunë 3,6% të  totalit. /e.xh/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.