Transmetimet analoge mbyllen më 1 shtator

TIRANË, 27 shkurt /ATSH – I. Vata/ – Autoriteti i Medieve Audiovizive deklaron se më 1 shtator 2019 mbyllen transmetimet analoge.

Autoriteti i Medieve Adiovizive, kujton qytetarët se data përfundimtare e mbylljes së transmetimeve analoge është data 1 shtator, 2019.

“Pas kësaj date ju mund të vazhdoni të ndiqni kanalet vetëm nëpërmjet një dekoderi digjital tokësor të tipit DVB-T2 universal edhe se keni një televizor model të vjetër, mjafton të lidhni antenë me dekoderin dhe më pas dekoderin me televizorin”, shprehet AMA. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.