SUEDI – Arrestohet një e dyshuar për spiunazh në favor të Rusisë

STOKHOLM, 27 shkurt /ATSH-AFP/ – Një grua e dyshuar për spiunazh në favor të Rusisë, pasi u rekrutua nga një agjent i shërbimit sekret rus, i cili vepronte nën mbulimin diplomatik, u arrestua të martën në Stokholm, njoftuan sot autoritetet suedeze.

”Gruaja e arrestuar punonte në fushën e teknologjisë së lartë dhe kishte akses në informacione që ishin në interes të shërbimeve të huaja sekrete”, thuhet në një komunikatë të përbashkët të prokurorisë dhe të sigurisë së shtetit.

‘’Personi në fjalë është e dyshuar se është rekrutuar si agjente nga një oficer i shërbimit sekret rus, i cili punonte nën mbulimin diplomatik në Suedi’’, saktësoi kreu i kundërspiunazhit dhe sigurisë së shtetit, Daniel Stenling. / /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.