SHBA – Uashingtoni: Ende shumë punë për një marrëveshje me Kinën

UASHINGTON, 27 shkurt /ATSH-AFP/ – Përfaqësuesi amerikan i Tregtisë, Robert Lighthizer vlerësoi sot se mbetet ende shumë për të bërë para se të arrihet një marrëveshje tregtare me Kinën.

Lighthizer, që zhvillon prej shumë javësh bisedime me negociatorët kinezë, gjatë një dëgjese në komisionin e Dhomës së Përfaqësuesve, theksoi se “ishin bërë progrese reale”.

“Ne duhet të jemi në gjendje që të arrijmë një marrëveshje që do të kontribuojë në krijimin e një rruge të re në marrëdhëniet tona ekonomike me Kinën”, shtoi ai. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.