NEPAL – Ministri i Turizmit vdes në një aksident ajror

KATMANDU, 27 shkurt /ATSH-DPA/ – Ministri nepalez i Turizmit, Rabindra Adhikari u konfirmua i vdekur pas një aksidenti ajror me helikopter në lindje të vendit, njoftoi zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme nepaleze.

“Trupi i Rabindra Adhikarit dhe i gjashtë personave të tjerë u konfirmuan në vendin e ngjarjes”, tha Ram Krishna Subedi.

“Helikopteri ra në zonën e pelegrinazhit në Pathivara”, shtoi ai./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.