MV – Zaev: Investimet e huaja në 2018 rekord historik

SHKUP, 27 shkurt /ATSH-MIA/ – Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev deklaroi sot se gjashtë kompani të huaja kanë njoftuar vendimin e tyre për të investuar në vend që kur Greqia ratifikoi Protokollin e Aderimit në NATO.

Në një seancë pyetjesh në Parlament ai tha se “kompania gjermane Gerresheimer ka njoftuar 120 milionë euro investime në vend, ndërkohë që dy kompani greke kanë njoftuar qëllime të njëjta”.

“Të 17 zonat industriale po krijojnë 4 500 vende pune me mbi 155 milionë euro investime. Numri i investimeve të huaja në tremujorin e fundit të 2018 me siguri është më i larti i regjistruar ndonjëherë. E njëjta vlen për të gjithë vitin 2018. Këto janë përitimet nga aderimi i vendit në NATO dhe ligji për të tërhequr investime direkte të huaja”, theksoi Zaev. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.