KPK shkarkon nga detyra kryetarin e Gjykatës së Apelit Durrës, Petrit Çeno

TIRANË, 27 shkurt /ATSH – I. Vata/ – Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot nga detyra kryetarin e Gjykatës së Apelit Civil Durrës, Petrit Çeno.

KPK ka zhvilluar me datë 25 shkurt një seancë dëgjimore me Petrit Çeno, kryetar i Gjykatës së Apelit Civil Durrës.

Trupa Gjykuese e përbërë nga Etleda Çiftja, Lulzim Hamitaj, Olsi Komici ka nisur seancën për shpalljen e vendimit pa praninë e subjektit të rivlerësimit Petrit Çeno, i cili përfaqësohej nga avokati mbrojtës.

Kryetari i trupi gjykues, Lulzim Hamitaj u shpreh se “pasi shqyrtoi të gjitha dokumentacion e administruar nga institucionet e vlerësimit, zhvilloi një procedura të thellë administrativ si dhe dëgjoi subjektin me 25 shkurt, e konsideron të përfunduar seancën dëgjimore dhe ne fund vendosi shkarkimin nga detyra”.

Vendimi i njoftohet me shkrim subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesit ndërkombëtare si dhe publikohet në faqen zyrtare.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.