Kërkesa në platformën e bashkëqeverisjes, hapet klasë muzike në shkollën “Kongresi i Lushnjës”

TIRANË, 27 shkurt/ATSH/ Kryeministri Edi Rama inspektoi sot shkollën e rikonstruktuar “Kongresi i Lushnjës” në Lushnjë, ku pas 2 dekadash është rihapur një klasë muzike, pas kërkesës që prindërit kishin drejtuar në platformën e bashkëqeverisjes, “shqiperiaqeduam.al”.

“Në 2017 kjo shkollë është rikonstruktuar. Këtu mësojnë 500 nxënës. Është viti i dytë që ndiqet projekti të bëjmë detyrat. Sivjet është hapur dhe klasa e muzikës. 15 nxënës për herë të parë sivjet po mësojnë në klasën e muzikës në vegla të ndryshme instrumentale pas 25 vjetësh”, – tha drejtoresha e shkollës.

“Portali ka funksionuar siç duhet. Na ka ardhur një ankesë si propozim, që për shkak se ka mjaftueshëm nxënës të talentuar që duan të bëjnë klasën e muzikës, të mos ikin në Fier, por ta bëjnë këtu”, – u shpreh ministrja e Arsimit, Besa Shahini./m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.