Gjirokastër, inspektim monumenteve të kulturës në fshatin Dhoksat

TIRANË, 27 shkurt/ATSH/ – Specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës u bënë pjesë e grupit të inspektimit në kuadër të projektit “100 fshatrat”, i cili këtë radhë kishte në fokus fshatin Dhoksat, Gjirokastër.

Në Dhoksat u inspektuan 5 objekte monument kulture të zonës, ndër të cilat banesa Koço, Çuçi, porta e banesës Gogo, banesa Savo Mara, kroi në Bendin e Çetës së Mesme si dhe  kroi i Lagjes së Poshtme.

Inspektimi konsistoi në rilevimin e elementëve konstruktivë dhe arkitektonikë të objekteve, si dhe u verifikua gjendja e konservimit të tyre, së bashku me problematikat, për të vijuar më tej me hartimin e projekteve restauruese. /z.tosku/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.