FRANCË – Barnier: Shtyrja e Brexit? E mundur!

PARIS, 27 shkurt /ATSH-AFP/ – Negociatori europian për Brexit, Michel Barnier deklaroi sot se një shtyrje e mundshme e datës së Brexit do të ishte e mundur, me kushtin që britanikët të shpjegojnë sesi duan ta përdorin kohën shtesë që do t’u jepet në dispozicion.

”Nëse ka një kërkesë për zgjatje të afatit, ajo duhet të jetë objekt i një dakordësie në mënyrë unanime të shteteve europiane’’, deklaroi Barnier për radion ”Franceinfo’’.

”Dhe pyetja që ata do të ngrinin menjëherë është se përse duhet bërë. Është pikërisht kjo gjë që do të përcaktonte afatin e një kohëzgjatje të mundshme”, shtoi ai.

”Qëllimi i Europës do të ishte që të ndihet e sigurtë për të mos e gjetur veten në një situatë të bllokuar si sot. Objektivisht nuk nevojitet më shumë kohë, kemi nevojë për vendime’’, theksoi Barnier./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.